Kearns: Vendimet e BE-së ndaj Kosovës, një çasje e gabuar

Në një intervistë Ekskluzive për RTV21, Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka thënë se armët po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës, sipas saj këta persona duhet të hetohen nga kush po financohen dhe kush po i organizaon, në intervistën e realizuar me kolegun Venhar Isufi, Kearns ka thënë se në takimin me kryeministrin Kurti ka folur për hapat e mëtutjeshëm për de-eskalim të siutatës në veri të Kosovës, ajo ka theksuar se Beogradi nuk është e interesuar për shtensionim të situatës, ndërkaq ka shtuar se nuk e pranon siç ka thënë “ Bosnjëszimin e Kosovës” dhe se është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

RTV21: Keni thënë se po hyjnë armë nga Serbia në Veriun e Kosovës. Nga kanë ardhur këto informacione, a e dini kush janë këta persona? Ju keni thënë dje se ka armë që po hyjnë në veriun e Kosovës nga Serbia dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për këtë. Prej nga vjen ky informacion?

Alicia Kearns: Po, burimet ushtarake kanë qenë shumë të qartë me mua se ka armë që po vijnë përtej kufirit , deklarata e KFOR nuk thotë që nuk ka armë matanë kufirit duke kaluar nga kufiri, nga Serbia dhe Kosova Veriore, sepse ata e dijnë që ka. Ata kanë biseduar specifikisht për incidentin e vitit 2022 kur KFOR-it ju kishte thënë se armët që kishin ardhur në ambulanca dhe ishin vendosur në kisha. Tash, unë ju besoj shumë se njerëzve që kam folur me ta që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe i kanë parë ata vet dhe ne të gjithë e dijmë, siç e kemi parë dhunën e tmerrshme ndaj ushtarëve të KFOR-it së fundmi dhe se ka municione duke u sjell në veri të Kosovës.

RTV21: Qeveria ka thënë sot se janë se kanë filluar hetimet për deklaratën tuaj për armët, si e shihni ju?

Alicia Kearns: Unë mendoj që është shumë pozitive që kanë filluar hetimet sepse mendoj që këtë gjë duhet ta shohim nga afër se kush janë këto grupe të armatosura që po operojnë në veriun e Kosovës kush po i armatos ata, kush po i financon ata dhe kush po i organizon dhe mobilizon ata dhe ky është thelbi kërkesa kryesore për BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu edhe qeverinë e Britanisë së Madhe që e dijnë se këto grupe të armatosura ekzistojnë. Tani është koha për t’i hetuar ata dhe të sigurohemi që ata nuk po i bëjnë, Serbët nga Kosova dhe Shqiptarët nga Kosova të ndjehen më pak të sigurt.

RTV21: Mrs. Kearns, A mendoni që pjesa e veriut të Kosovës Po bëhet një epiqendër e një krize më të madhe se sa që është tani?

Alicia Kearns: Kosova është e rëndësishme mbrojtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë është e rëndësishme. Unë jam shumë e shqetësuar kur i shoh njerëzit që nuk po angazhohen me gjithë zemër ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për të de-përshkallëzuar situatën gjatë muajve të fundit, ka pasur shumë ndërhyrje të jashtmej në veri të Kosovës që vijnë nga Beogradi. Dhe patjetër çka duhet të bëjmë është të de-përshkallzojmë situatën. Ajo çka dua të shoh nga qeveria e Kosovës është përkushtimi për të përkrahur serbët e Kosovës. Dhe siç e dijmë, për shembull, ata kanë ndihmuar në rindërtimin e kishave të serbëve të Kosovës. Por, dua të shoh më shumë përpjekje duke parë se çka mund të bëhet për të përkrahur këtë komunitet. Dhe dua që Beogradi të ndalojë antagonizmin në raport me veriun e Kosovës dhe të fokusohen në kufijtë e tyre në vend që të mos shkaktojnë probleme brenda Kosovës

RTV21: Cili është vlerësimi juaj për veprimet e Qeverisë së Kosovës, siç thuhet, shtrirjen e sundimit të ligjit në pjesën veriore?

Alicia Kearns: Prej bisedave të mija me Qeverinë e Kosovës, ata janë absolutisht të përkushtuar për sundimin e ligjit ata janë aleat demokratikë, ata po punojnë shumë të mbrrijnë standardet për antarësim në Evropë dhe NATO. Këta janë partnerë që ne duhet të punojmë me ta. Pra, po, gjithmonë do të ketë biseda të vështira dhe unë mund të bëj biseda të vështira me Kryeministrin Kurti sepse ne jemi aleat dhe ai e respekton sundimin e ligjit. Dhe kjo është ajo që ne duam, të jemi në gjendje të kemi diskutime të vështira me të gjithë partnerët në bazë të sundimit të ligjit.

RTV21: Ju keni pasur një takim me kryeministin Kurti në Britaninë e Madhe, si ka shkuar takimi? A keni biseduar për situatën në Veri?

Alicia Kearns: Ishte diskutim shumë pozitiv, por edhe shumë i sinqertë ku kemi biseduar se çka duhet të ndodhë që të përkrahim Kosovën që të zvogëlojë kërcënimin. Unë jam shumë e shqetësuar për rrezikun e dhunës brenda në Kosovë, unë jam e tmerruar nga dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it. Ajo çka ne duhet të shohim dhe çka unë kam parë nga Kryeministri Kurti duket se është pragmatist Dikush që flet se çfarë hapa duhet të mirren që të de-eskalohet situata, por unë jam shumë e qartë që ju nuk mund të sulmoni një partner demokratik, siç është Kosova. SHBA dhe BE në këtë moment po duket se po e kritikojnë dhe sulmojnë Kosovën pa ndonjë mjet të qartë ndaj Beogradit. Dhe unë mendoj që rrëmbimi dhe mbajtja ilegale e tre oficerëve policorë të Kosovës është shembulli më i mirë se ku perëndimi po i bën gabim gjërat në Kosovë.

RTV21: Në Bruksel, kanë pasur shqetësime për aksionet e Qeverisë në pjesën veriore, edhe Kosova është cilësuar fajtore për mos uljen e tensioneve. Si e vlerësoni qëndrimin e BE-së dhe ShBA-ve ndaj situatës në veri?

Alicia Kearns: Gjithçka që unë dua të shoh është balans, dua të shoh trajtim të qartë, proporcional dhe të balancuar midis Beogradit dhe Prishtinës kjo është puna e partnerëve Evropianë, të Amerikës dhe të UK dhe ku nuk e shohim atë ekuilibër. Kjo është aty ku më keni parë të jem e zëshme dhe duke folur më zë të lartë si mik i Kosovës dhe mik i Serbisë. Unë nuk dua të shoh përsëri një konflikt në Ballkan. Ne nuk duam të shohim një komunitet tashmë shumë të traumatizuar duke parë dhunë në rrugët e tyre. Ajo çka ne duam të shohim është fokus i balancuar në de-eskalim të situatës dhe në diksutimin tim me Kryeministrin Albin Kurti. Ai ka qenë shumë i hapur se si ai planifikon të dorëzojë të gjithë angazhimet që atij i është kërkuar të bëjë nga BE-ja. Kjo nuk është e njëjta qasje që shoh nga Beogradi. Siç e dimë tani, ka një sërë sanksionesh që janë marrë nga BE-ja kundër Kosovës.

RTV21: A munden ato masa, të zgjidhin situatën e krijuar në veri, edhe pse ato janë karakterizuar nga Qeveria e Kosovës si e njëanshme.

Alicia Kearns: Më vjen shumë keq për vendimet e BE-së. Mendoj se kjo është qasja e gabuar dhe dërgon sinjalin e gabuar për një aleat demokratik. Është një dështim i parandalimit, diplomacisë. Por unë gjithashtu do të thoja, sigurisht, më vjen keq për dhunën që u pa përreth objekteve të komunave dhe kryetarët e komunave që marrin ato zyra, mendoj se ishte një shqetësim i thellë. Ishte një hap thellësisht i padobishëm sigurisht,
atë që do të dëshironim të shihnim ishte sikur të shkonin për të marrë zyrat e tyre, duke u bërë pa asnjë dhunë në rrugë. Kështu, bëj thirrje te të gjithë palët që të de-eskalojnë siutatën, të gjithë të bëjnë thirrje për qetësi dhe një përgjigje të matur.

RTV21: Po thuhet se Kosova dhe Serbia nuk po dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje. Cili është qëndrimi juaj?

Alicia Kearns: Ne duhet të arrijmë një marrëveshje, jo më pak përsa i përket serbëve të Kosovës Që po jetojnë në veriun e Kosovës dhe dëshirojnë të jetojnë jetët e tyre të lira. Ata nuk duan rrezikun e dhunës. Ata nuk duan kërcënime mbi kokën e tyre. Ata duan të jenë në gjendje të vazhdojnë dhe të jetojnë jetën e tyre mundësitë më të mira të mundshme. Pra, ne duhet të de-përshkallëzojmë BE-ja ka udhëhequr një proces për të provuar dhe sjellë stabilitet për të paraqitur dhe parandalimin e shpërthimit të dhunës. Duhet të shohim të dyja palët
të përkushtuar në mënyrë të barabartë. Dhe nga bisedat e mia, unë shoh se angazhimi është atje nga Kosova. dhe tani dua të shoh angazhimin nga Beogradi.

RTV21: Meqë po flasim për këtë çështje, ka marrëveshje që përfshinë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ju e keni kundështuar këtë. Pse?

Alicia Kearns: Pra, kur flisni me ata që hartuan marrëveshjet e Dejtonit, një nga keqardhjet e tyre më të mëdha ishte krijimi i Republika Srpska dhe gjithashtu emrin Republika Srpska. Unë nuk dua të shoh politikë të drejtuar nga etnia. Ne duhet të jemi në gjendje të jetojmë në komunitete multietnike, bashkësi shumëfetare dhe respektoni njëri-tjetrin pa pasur nevojë të ketë udhëheqje të veçantë nga strukturat në vend. Megjithatë, kur flas me kryeministrin Kurti, ai flet për mënyrën se si asociacioni mund të çohet përpara. Ai foli per shumë opsione të ndryshme me mua dhe është shumë e qartë që ai është i gatshëm të japë mbi angazhimet që janë kërkuar prej tij. Por po, nga ana ime, do të qëndroj gjithmonë kundër ndarjeve etnike kur është fjala për politikën dhe udhëheqjen e sa unë përfaqësoj të gjitha komunitetet brenda komunitetit si zonë elektorale dhe do ta bëj gjithmonë.

RTV21: Më lejoni t’ju pyes, Britania nuk është pjesë e BE-së, por cilat janë marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës? Si janë marrëdhëniet me Kosovën për të ndryshuar?

Alicia Kearns: Ne kemi një qëndrim të gjatë dhe përkushtimin historik për Kosovën dhe kjo është arsyeja pse unë flas. Ne kemi një detyrë dhe kemi një histori dhe ne duhet të qëndrojmë pranë miqve tanë. Historia na tregon se Ballkani, ne nuk mund të kthehemi kurrë, kurrë prapa se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Dhe kështu nga ana ime, është vendimtare që Britania e Madhe të luajë rolin e saj jashtë BE-së dhe duke qenë një zë kritik dhe duke u siguruar që ne të mund të sigurojmë paqen që na nevojitet. Ne kemi përkushtim ndaj Kosovës dhe kam në plan të sigurohem që të jetësojmë këtë./21Media

Back to top button