KEDS del me rekomandim: Mbajeni mbyllur derën e frigoriferit

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve muajt e fundit janë ankuar për çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike.

Derisa, KEDS  sot ka dalë sot me një rekomandim se si mund të kursehet energjia elektrike.

Përmes një postimi ata kanë thënë se nuk është e nevojshm që dera e frigoriferit të mbahet hapur për shkak që kësaj paisje i duhet shumë kohë për të kthyer freskinë, dhe rrjedhimisht shpenzohet më shumë energji, shkruan rtv21.tv.

“…me mbajtë derën e frigoriferit hapë’! Derën e frigoriferit ose të ngrirësit rekomandohet ta mbani t’hapur sa më pak që është e mundur. Bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse kur depërton ajri i ngrohtë, humbet freskia, kështu që këtyre pajisjeve ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake dhe rrjedhimisht shpenzojnë më shumë energji“, thuhet në rekomandimin e KEDS në Facebook.

Kujtojmë se rreth 1700 qytetarë kanë dërguar ankesa fizike në zyrat e KESCO-s për faturat e fryra të energjisë elektrike gjatë muajve të fundit./21Media

Back to top button