Arrestohet kirurgu i Spitalit të Gjilanit, sulmoi fizikisht kolegun e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një kirurg të Spitalit Regjional në Gjilan pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij të martën rreth orës 14:00.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendngjarja. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshimti ndalet për 48 orë në mbajtje gjersa rasti cilësohet “Lëndim i lehtë trupor”, tha Hashani./21Media

Back to top button