KEDS-i mobilizoi mbi 1300 punëtorë për zgjedhje

 

KEDS-i sot informoi se është përgatitur për ditën e zgjedhjeve që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit.

Sipas KEDS-it, mbi 1300 punëtorë do të jenë të angazhuar që nga momenti i hapjes së qendrave të votimit e deri në përfundim të tyre.

“KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave. KEDS ka në dispozicion edhe 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve.”, bëri të ditur KEDS.

KEDS-i apeloi te të gjithë qytetarët që në rast të ndonjë avarie të paraqitur në rrjet, të lajmërojnë menjëherë kompaninë duke thirrur në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në numrin 0800 791 00 apo duke shënuar në rrjetet sociale të KEDS./21Media

Back to top button