KEDS njofton për ndërprerjen e rrymës në Prishtinë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.

Si rezultat i kësaj, KEDS thotë se një numër i caktuar i konsumatorëve në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe presim që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike do të rikthehet”, bëhet e ditur në njoftimin e KEDS-it.

Back to top button