KEDS tani pret të nis furnizimin me rrymë të pjesës veriore pas marrëveshjes me Elektroserver

KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë me Elektroserver për të shpërndarë dhe furnizuar me energji elektrike komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Sipas KEDS, kjo kontartë përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022.

“Ky proces i zgjatur ka qenë shumë delikat dhe sfidues për tërë sistemin energjetik në Kosovë, dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur këtë moment historik. Urime të gjitha palëve të përfshira që kontribuuan në realizimin e kësaj arritjeje.Tani, KEDS-i pret bashkëpunimin me Elektroseverin, i cili do të jetë sukses kyç për shërbimet e shpërndarjes dhe investimeve në komunat e lartpërmendura”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button