KEDS zë për një javë afër 200 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se për një javë ka kapur rreth 200 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike.

“Aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të kontrollit në KEDS po vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Në vazhdën e këtyre kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 200 u vërtetuan se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, thuhet tutje në komunikatën e KEDS.

KEDS ka bërë të ditur se rastet e tilla të keqpërdorimit, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore./21Media

Back to top button