KEK emëron kryeshefin ekzekutiv dhe zëvendës kryeshefin ekzekutiv

Bekir Gërguri është emëruar në postin e kryeshefit ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ndërsa Ramadan Budakova në pozitën e zëvendës kryeshefit ekzekutiv.

Ndërsa, Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

“Bordi i Drejtorëve (BiD) KEK sh.a. është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 21.02.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energetike të Kosovës është emëruar z. Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, z. Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre). Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke ju uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja z. Gërguri dhe z. Budakova, ka falënderuar edhe z. Kabashi për angazhimin e tij të deritanishëm.”, thuhet në komunikatë.

Back to top button