Kelmendi: Kosovës i kam sjellur mjaft emocione, është radha e të tjerëve

Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi sot konfirmoi pensionimin nga xhudo. Ajo deklaroi se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020” ishte gara e fundit në karrierën e saj në xhudo.
Kelmendi deklaroi se mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” për trajnerin e saj, Driton Kukën, shkruan rtv21.tv
Kampionja e shumë medaljeve tha se në “Tokyo 2020” nuk shkoi qysh duhet, por jo sepse nuk ishte në formë.
“Unë ndoshta qe dy vjet jom kanë qishtu a te la a të vazhdojë, për shkak të lëndimeve që i kom pasë, mirëpo, në moment ndoshta të fundit kom vendosë që po vazhdoj për hatër të Tonit, po garoj prapë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoi qashtu qysh duhet, kom ushtru shumë, nuk është që nuk kom qenë në formë, por thjesht nuk ke dita jeme, nuk ke e shkrume. Kështu që, dy medalje të arta për Tonin, tjerët u gëzojshin, edhe unë vetë ja fillova me qajtë edhe tonë kohën isha tu e kqyr Tonin, thojsha mos me kapë zemra. Besoni është sukses jashtëzakonisht i madh”, tha Kelmendi.
Xhudistja e njohur u shpreh se nuk e ka pritur që gara e saj e fundit në karrierë të jetë kështu.
“E shkrume ke, çka me ba, krejt i kom fitu, po menoj që Kosovës i kom sjell emocione mjaft, lot mjaft, kështu që, është radha e të tjerëve.”, u shpreh Kelmendi.
Tutje, xhudistja nga Peja u shpreh e lumtur me fitoret e xhudisteve, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, të cilat fituan medalje të arta në “Tokyo 2020”./21Media

Back to top button