Kelmendi, Krasniqi e Gjakova po lënë gjurmë në botën e xhudos

Xhudistet kosovare Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqi e Nora Gjakovës po lënë gjurmë në botën e sportit.
Trajneri ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se Federata Botërore e Xhudos (IJF) ka publikuar një libër kushtuar legjendave të këtij sporti me emrin “Judo Legends” apo ndryshe “Legjendat e Xhudos”, ku ka përfshirë edhe të artat olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
IJF në këtë libër i kushton disa fjalë Majlinda Kelmendit, në lidhje me rekordin që e mban në Librin e Guiness.

“Federata Botërore e Xhudos në Librin e botuar “Judo Legends” flet për një rekord të Ginisit të arritur nga Majlinda në periudhen 7 Maj 2010 deri 24 tetor 2019 me medaljet e arta të fituara për afër 10 vjet”, ka shkruar Kuka në Facebook./21Media 
Back to top button