Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu nuk e pranojnë akuzën për vrasjen e Marigona Osmanit

Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu nuk e kanë pranuar akuzën e prokurorisë që iu vihet në barrë për vrasjen e Marigona Osmanit.
Krivaça tha që ajo që prokuroria po pretendon, nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë.
Sejdiu po ashtu nuk e pranoi veprën që i ngarkohet.
Në sallë të gjykimit janë prezent një numër i shtuar i forcave policore. Gjykimi është duke vazhduar me fjalën hyrëse.
Rasti që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur më 22 gusht 2021 ku ishte njoftuar se një 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Bëhej fjalë për Marigona Osmanin, e cila sipas prokurorisë ishte vrarë mizorisht nga Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu./kallxo

Back to top button