Kaloni te përmbajtja kryesore

“Nuk e ndiej veten keq që jam i 26-ti në listë”

 

LDK sot gjatë ditës bëri publike listën e përbashkët me AKR-në dhe Alternativën me 110 kandidatë për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit

Në këtë listë zëvendëskryeministri në detyrë Ramiz Kelmendi gjendet në listë me numrin 26, por nuk po e ndien vetën keq me renditjen e tij në këtë listë, edhe pse nuk është ndër të parët.

Ai tha se kjo renditje është bërë me pëlqim dhe marrëveshje me zyrtarë të LDK-së. Kelmendi pret nga këto zgjedhje se do të fitoj mandatin për deputet dhe do të jetë zëvendëskryeministër edhe i Qeverisë së re.

“Unë mendoj se pozicioni në lista është bërë me qëllime të caktuara për me u shpërndarë njerëzit me autoritet jo vetëm me qenë të parët, por me qenë nga mesi e nga fundi në mënyrë që me sensibilizua votuesin. Unë nuk e ndiej vetën keq, është bërë me pëlqim dhe me marrëveshje dhe nuk e shoh si problem numrin 26, për arsye se njerëzit që donë mund të votojnë aty ku jam. Patjetër se do të jem deputet i ardhshëm nga LDK dhe zëvendës kryeministër në Qeverinë e re”, ka thënë Kelmendi për Kp.

Para Kelmendit në listë është futur Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Naser Osmani, Ilir Deda, Imet Rrahmani, etj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button