Këmbësori që u aksidentua në Prishtinë është në gjendje kritike

(Lajm i përditësuar)


Këmbësori i cili u godit nga një automjet sot rreth orës 12:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është në gjendje kritike. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv mjeku nga QKUK-ja, Gëzim Mustafa.

“Gjendje kritike me politraumë. Në reanimacion është në ekzaminim, trajtim dhe observim të vazhdueshëm”, tha Mustafa./21Media


Aksident në Prishtinë, një i lënduar rëndë

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është aksidentuar nga një automjet sot rreth orës 12:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas zëdhënësit me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button