“Kemi Granit Xhakën” – si i përmirësoi Xhaka marrëdhëniet me tifozët e Arsenalit?

Pas një “lufte” me tifozët e Arsenalit, Granit Xhaka fitoi dashurinë e tyre përsëri dhe kjo duket falë Mikel Arteta-s.

“Ne kemi Granit Xhakën, ne kemi Granit Xhakën. Kemi Granit Xhakën, kemi Granit Xhakën..” – këndonin tifozët e Arsenalit.

Për Xhakën, pas fitores të së dielës, padyshim ishte një moment i madh.

“Është një ditë shumë e veçantë për mua”, ka thënë Xhaka mes emocionesh.

Për shumicën e lojtarëve, ndoshta ajo brohoritje e gjithë ajo mbështetje do të ishte e zakonshme, por për Xhakën është diçka e madhe.

Në fakt, tani që ai po vlerësohet nga ta, kjo dëshmon cilësinë e përformancës së tij këtë sezon.

Pas gjashtë vitesh, ky ishte sezoni që shumë menduan se futbollisti shqiptar do të largohej nga formacioni startues, por në vend të kësaj ai pati një seri paraqitjesh të shkëlqyeshme.

Ai shkëlqeu në ndeshjen kundër Brentford.

Statistikat e Xhakës këtë sezon tregojnë se sa po e shijon ai lirinë brenda skuadrës.

“Unë mendoj se ai e ndjen tani që dashuria dhe respekti shkojnë në të dyja drejtimet. Ju shikoni mbështetësit tanë dhe mënyrën se si po i këndonin atij. Kjo e bënë atë emocional”, u shpreh Arteta./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button