“Kemi ministra që i kanë tërheq mjetet prej Trustit në 2020, është e pamoralshme tani me ua pamundësu qytetarëve”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu sonte në RTV21 deklaroi se projektligji për tërheqjen e mjeteve nga trusti është si projektligjet e tjera, që siç tha ai, kalon me votim të thjeshtë.
Ai u shpreh se minimalisht në seancë duhet të jenë 61 deputetë dhe 31 të votojnë për ose shumica e atyre deputetëve, të cilët marrin pjesë në votim.
Haxhiu në emisionin debatues “Click” tha se ka gatishmëri nga deputetët që t’i mbështesin.
Ai shtoi se ka presion nga Qeveria te deputetët që mos ta votojnë këtë projektligj.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ka edhe ministra që i kanë tërhequr mjetet prej Trustit në vitin 2020 dhe shtoi se është e pamoralshme tani t’ua pamundësojnë qytetarëve./21Media

Back to top button