“Kemi të bëjmë me regjim”, Qorolli krahason protestën e sotme të bizneseve me atë të vitit ’89

Njohësi i ekonomisë, Adem Qorolli, në emisionin “Click”, në RTV21 komentoi protestën e sotme të bizneseve kundër vendimit të ZRRE-së për daljen në treg të lirë të energjisë.

“Protesta për mua ishte emocionale, sepse që nga viti 1989 asnjëherë në Kosovë nuk janë mbajtur protesta kundër bizneseve shtetërore, kundër ndërmarrjeve prodhuese dhe kundër bizneseve të një vendi që janë krijuar me sakrificë. Por në verën e ’89-ës janë mbyllur nga një regjim dhe kanë mbetur pa punë, dhe që nga ai vit Kosova ka udhëhequr me migrim”, tha ai.

Duke krahasuar atë periudhë me këtë aktualen, Qorolli tha se sot kemi të bëjmë me qeveri shqiptare.

“Sot kemi një demokraci dhe kemi një qeveri të gjithë shqiptarë, dhe t’i bëhet një sulm biznesit e të mos ndjehet faji, unë lutem të jenë demokraci”, u shpreh Qorolli.

“Unë lutem ta quaj demokraci, por fatkeqësisht në një vend ku merret një vendim dhe dëmtohet vetëm njëra palë e tjetra rri në komoditet, atëherë kemi të bëjmë me regjim.”, tha ai./21Media

Back to top button