Kënaquni me këngën “Tonat” nga Yll Limani dhe Ledri Vula

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, dy artistët e njohur, Ledri Vula dhe Yll Limani, kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të parë.
“Tonat”, mban titullin kënga e re nga Ylli dhe Ledri.
Projekti muzikor u punua në Panda Music, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni Entermedia.

Kjo verë mund të cilësohet si verë bashkëpunimesh, por edhe e këngëve solo. Artistët shqiptarë ishin mjaft aktiv me projekte muzikore.
Ledri së fundmi erdhi në bashkëpunim me Melinda Ademin për “A m’ke dasht”. Ndërkaq, Ylli solli projektin “Alkool” në bashkëpunim me reperin Noizy./21Media

Back to top button