BE shtoi sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian forcoi më tej sanksionet kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, duke miratuar masa shtesë të enjten, njoftoi Këshilli Evropian në një deklaratë për shtyp

Masat e reja janë një zgjerim i masave të mëparshme dhe tani përfshijnë eksportet e arit rus. Paketa gjithashtu zgjeron listën e individëve dhe subjekteve që do t’i nënshtroheshin ngrirjeve të mundshme të aktiveve.

“Ne po ndalojmë në mënyrë efektive eksportin më të rëndësishëm të Rusisë pas energjisë – arin rus. Po zgjerojmë gjithashtu përjashtimin e transaksioneve për produktet bujqësore dhe transferimin e naftës në vendet e treta. I takon Rusisë që të ndalojë bombardimin e fushave dhe kapanoneve të Ukrainës dhe të ndalojë bllokimin e porteve të Detit të Zi”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Paketa e së enjtes prezanton një ndalim të ri “për të blerë, importuar ose transferuar, drejtpërdrejt ose indirekt, arin, nëse ai ka origjinën në Rusi dhe është eksportuar nga Rusia në BE ose në ndonjë vend të tretë më pas”, u bë e ditur në njoftimin për shtyp. Ndalimi përfshin edhe bizhuteritë.

Paketa zgjeron listën e artikujve të kontrolluar, “të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin ushtarak dhe teknologjik të Rusisë ose zhvillimin e sektorit të saj të mbrojtjes dhe sigurisë”, shtoi ai, shkruan CNN./21Media

Back to top button