Kendall Jenner shtatzënë?

Një përdorues i TikTok, me emrin ‘Lifeofroryofficial’, i ka bindur të gjithë se Kendall Jenner është shtatzënë në vitin 2022, pas Kylie Jenner.
Kylie është vetëm disa muaj larg pritjes të fëmijës së dytë dhe fansat e presin me padurim.
Mes kësaj, disa ishin të bindur se Kendall mund të ishte shtatzënë pasi një video e TikTok u bë virale në platformë.
Më 31 dhjetor, përdoruesi @Lifeofroryofficial postoi një video ku thuhej se Kendall është shtatzënë. Në mbishkrim shkruhej: “E dëgjuat së pari – Kendall Jenner është shtatzënë”.
Deri më sot, fragmenti i shkurtër ka marrë miliona shikime, transmeton rtv21.tv
Megjithatë, kjo ishte vetëm e para nga shumë video që përdoruesi ka ngarkuar në platformën e tij. Ndër të tjera, në një video thuhet: “Hej djema, e di që thashë që Kendall Jenner është shtatzënë, por mendoj se e kam marrë gabim detajin. E hodha plotësisht armën. Do të jem 100 për qind i sinqertë. Diçka e madhe po ndodh, por nuk mendoj se është shtatzënë. Unë mendoj se ajo ka një zëvendësues”, kishte thënë ai.
Me gjithë këto video që kanë fituar mijëra e miliona shikime, fansat duket se janë të bindur se një tjetër foshnjë Kardashian/Jenner është në rrugë të mbarë./21Media

Back to top button