Kënga “All I Want For Christmas is You”, thyen rekord në Billboard

 
Kënga “All I Want For Christmas Is You” e ikonës së muzikës, Mariah Carey, tashmë është bërë pjesë e rëndësishme për shënimin e kremtave të fundvitit.
Ky hit të cilin Carey e lansoi në vitin 1994, dëgjohet thuajse çdo kund ashtu si këngët tjera me temë për krishtlindje, si Fairytale of New York,  Last Christmas , apo edhe kënga “I Wish It Could Be Christmas Everyday”.
Kritikët e këngëve për Krishtlindje tashmë kanë diskutuar rreth këngës më të mirë për këtë kremtë, dhe del se favoritja e secilit është ajo e Mariah Carey.
Kjo këngë vazhdon të thyej rekorde, duke kryesuar kështu në toplistën Billboard 100 për të tretën herë. Kjo është hera e parë që një këngë vlerësohet në këtë mënyrë.
Sipas revistës amerikane online AV Club, kjo këngë jo vetëm që vazhdon të kryesojë në toplistë, por ajo u vlerësua në pozitën e parë disa herë. Kjo ndodh falë asaj se është e popullarizuar.
Rekordin e mëparshëm për vlerësim në këtë toplistë dy herë e ka mbajtur kënga e Chubby Checker “The Twist” . Ajo ishte në pozitën e parë në vitin 1960 dhe 1962.
E kënga “All I Want for Christmas is You”, u vlerësua në toplistë në vitet si 2019, 2020 dhe 2021.
Falë kësaj preference për Krishtlindje, Mariah Carey fiton edhe bonuse. Sipas The Independent, Carey çdo dhjetor fiton deri në 750,000 funta angleze.
Megjithatë, sipas krtitikëve të muzikës, është një këngë tjetër për Krishtlindje që fiton më shumë se kënga e Kerit. Ajo është e bendit Slade “Merry Xmas Everybody”, e cila çdo dhjetor fiton deri në 1 milion funta angleze./21Media

Back to top button