Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve  A.H., dhe I.I., nga fshati Nerodime, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri A.H., në cilësinë e personi zyrtar- përkatësisht zyrtar i gjendjes civile, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasuore për vete ose për personin tjetër, me dashje ka shkel ligjin lidhur me detyrat apo punësimin e tij, me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, i pandehuri I.I., me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, e të cilin dokument më pas e ka përdorur me qëllim të krijimit të mardhënieve juridike, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë./21Media

Back to top button