Kënga e Jack Black “Peaches” debutohet në Billboard Hot 100

Filmi “The Super Mario Bros. Movie” po dëshmon se është goxha film. Ai për nëntë ditë në kinema fitoi 500 milion dollarë në botë.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kënga origjinale e tij “Peaches”, e shkruar dhe e performuar nga aktori Jack Black, u debutua në Billboard Hot 100, duke u bërë kështu singli i parë i tij solo deri më sot.

Kjo këngë në YouTube u klikua deri në 17 milionë herë që prej se u lansua para dy javësh.

Sipas Billboard, kënga “Peaches” u lansua me 7 prill 2023, dhe në javën e parë u dëgjua nga 5.8 milionë fansa në SHBA ndërkaq pati 6000 shkarkime në internet.

Videoja e këngës “Peaches” është gazmore. Black shihet i veshur me kostum të gjelbër.

Në fillim kishte reagime të përziera nga ana e kritikëve për filmin Super Mario Bros, por ai theu rekord me shitje të biletave, duke u bërë kështu filmi më i shikuar i adaptuar nga një video-lojë në të gjitha kohërat.

E sa i përket këngës “Peaches”, ajo sipas disa kritikëve konsiderohet se zë një vend të rëndësishëm në film. Ka prej atyre që thonë se ajo është një baladë me përplot drita kumbuese, me momente shumë interesante, dhe shpresojnë se ajo i tërheqë dashamirët që ta shohin filmin Mario.

Në anën tjetër, Comic Book Resources ka listuar këngën “Peaches” si më e mira nga një film, ku sipas saj, pjesa më e mirë është kur Bllek duket sikur bën performimin e jetës në skenë.

Por si gjithmonë, edhe për këtë këngë ka kritika jo të mira. Brian Tallerico nga faqja e internetit dedikuar filmit RogerEbert.com, ka kritikuar filmin për mungesë kreativiteti, ndërkaq për këngën ka thënë se është absokutisht jo inspiruese. Sipas tij, si ka mundësi që një film si ky të pëlqehet kaq shumë?!

Megjithatë përkundër kritikave, filmi “The Super Mario Bros. Movie” dhe kënga “Peaches” vazhdojnë të bëjnë për vete dashamirë nga e mbarë bota./21Media

Back to top button