Lajçak takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën në veri të Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak, e ka takuar sot në Bruksel komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të 23 prillit për katër komunat me shumicë serbe.

“U takova me komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer përditësime mbi fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për njohuritë e tij të vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.

Back to top button