Kënga e re e Tarkanit për një ditë mblodhi afro 6 milionë klikime

Këngëtari turk, Tarkan ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar ”Geççek”.
Kënga është pëlqyer shumë nga fansat madje ka hyrë në listëne e më të përfolurve në ”Twitter”.
”Rreth një vit më parë kalova një periudhë kur humori im nuk ishte shumë i mirë. Shumë gjëra si pandemia, ngjarjet e trishta që po ndodhin në botë, ecuria alarmante e njerëzimit, shkatërrimi i natyrës ndikuan shumë negativisht në mua dhe m’u duk sikur e humba shpresën”, është shprehur Tarkan duke sqaruar se pse ka zgjedhur ta publikoj këtë këngë.
Madje u përfol shumë edhe emri i këngës së tij pse fillimisht ajo do të quhej ”Geçecek”, mirëpo dukej si gjuhë antiturke, dhe ngriti pikëpyetje se mos ai ”po e vret turkun”, ose mos është kënga ”politikisht antiqeveritare”.
Kënga është publikuar dje dhe deri më tani ka arritur afro 6 milionë klikime./21Media

Back to top button