Kurti e Gërvalla takojnë kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Gjermani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kanë takuar kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin.
Kurti ka shkruar në Twitter se do të punojnë për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
“Me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e përgëzova Dimitar Kovaçevskin për rolin e tij të ri si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Ne do të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kurti.


Kurti ka takuar edhe eurokomisionerin, Johannes Hahn./21Media

Back to top button