“Kënga jote më solli sërish në jetë”, Dafina emocionohet nga mesazhi i fanses

 
Këngëtarja Dafina Zeqiri është emocionuar nga një mesazh që i ka dërguar një fanse e saj.
Ajo i ka treguar këngëtares se kënga “Duro” e ndihmojë të kaloi një fazë të vështirë të jetës.
“Kënga jote më solli sërish në jetë”, i ka shkruar ndër të tjera një fanse në Instagram Dafinës.

Dafina ka thënë se nuk di të  përshkruaj se si ndihet kur dikush i tregon se si muzika e saj i ka inspiruar dhe i ka ndihmuar të kalojnë disa nga ditët e tyre më të këqija në jetë.
“Nga të ia filloi? Si do mund të ua përshkruaj se si po ndjehem, kur dikush më tregon se si muzika ime i ka inspiruar, i ka ndihmuar të kalojnë disa nga ditët e tyre më të këqija në jetë? Muzika më ka shpëtuar mua… Po emocionohem kur po e shkruaj këtë… Zoti e ka ditur atë ditë se nuk ishte koha ime akoma dhe se duhej të mbijetoja dhe të iu ndihmoja të tjerëve të mbijetojnë po ashtu”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se këngën “Duro” Dafina Zeqiri e ka publikuar më 13 mars të këtij viti dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Deri tani numëron mbi 30 mijë klikime në Youtube./21Media

Back to top button