“Kënga Magjike 2022”, magjia filloi

Edicioni i 23-të i festivalit më të madh të muzikës “Kënga Magjike 2022” ka filluar. Këngëtarët e kategorive “Big dhe New Artist” po prezantohen çdo të diele në emisionin e “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea.
Anëtarët e jurisë së “Kënga Magjike 2022”  janë,  kantautori Pirro Çako, aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, Anxhela Faber si dhe  Kozeta Kurti.
Këtë vit festivali dhe netët finale do të mbahen në nëntor në Pallatin e Kongreseve, aty ku lindi magjia e muzikës, në vitin 1999.
Sa i përket artistëve, ky edicion sjell një ribashkim brezash e gjeneratash të ndryshme artistike, rikthime në skenë, gërshetim mes modernes dhe nostalgjikes, e gjithashtu një gërshetim kulturash nga vende të ndryshme.
Në faqen zyrtare të festivalit bëhet e ditur se edicion i 23-të në skenën magjike do i sjell 26 artistë BIG shqiptarë dhe po ashtu shtrirja gjeografike artistike do të zgjerohet, nga ku shumë emra të njohur ndërkombëtarë do të plotësojnë gamën e artistëve në “kategorinë BIG” dhe jo vetëm.

Kujtojmë se , çmimin kryesor të festivalit ”Kënga Magjike 2021” e rrëmbeu kënga ”Thikat e mia” e kënduar nga Alban Ramosaj. Vitin e kaluar ishte edicioni i 22-të i festivalit, i cili u transmetua edhe në ekranin RTV21. /21Media

Back to top button