Këngët e muajit e tetor, balada e këngë ritmike nga këngëtarët e njohur
Muaji tetor artistët e njohur i ka gjetur duke punuar për projektet e reja muzikore, shkruan rtv21.tv
Këngë ritmike e balada e edhe dedikime nuk munguan nga këngëtarët e njohur, që përmes këngëve po qëndrojnë afër adhuruesve të muzikës së tyre
Vetëm muajin tetor në listën e këngëve janë shtuar afro 20 këngë të reja, shkruan rtv21.tv
Veç këngëve solo ka pasur edhe bashkëpunime mes artistëve të njohur.
“Jeta” titullohet projekti më i ri muzikor i këngëtarit Art Abazi.
Edhe këtë herë, artisti është përkujdesur t’i sjellë publikut këngë të veçantë, muzikën e së cilës e kanë realizuar Abazi së bashku me Gent Mytarajn. Kurse tekstin e ka shkruar Rozana Radi.
Këngëtarja Fatlume Popovci ka publikuar një projekt të ri muzikor.
“Ske dasht”, mban titullin kënga e re nga këngëtarja, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kidda ka publikuar një projekt të ri muzikor.
“Low” titullohet kënga e re nga ai, që është publikuar në Youtube e shoqëruar me videoklip
Teksti dhe melodia e këngës “Low” janë punuar nga vet artisti.
Këngëtari Trim Jetullahu ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Fatmira Breçani.
“E mire” mban titullin kënga e dyshes.
Gajtë muajt tetor, reperi Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero ka publikuar dy projeke të reja muzikore.
“Gorilla muzik” dhe “Bela” janë këngët e reja të Feros, shkruan rtv21.tv
Një këngë të re e ka publikuar edhe Rep-artisti i njohur, Lluni. “Top 3”, mban titullin kënga e re nga reperi, që vjen e shoqëruar me videoklip.
Kënga është prodhuar nga PINT, me ‘beat’ dhe instrumental nga Tony.
Gjatë muajit tetor ka pasur edhe dedikime që përmes këngëve Shkurte Fejza, Gresa Behluli dhe Besiana Behluli i kunduan dashurisë për djalin dhe vëllain.
“Lum nana nana”, “motër e vëlla”, “Tash jemi një” titullohen këngët e Shkurtes, Gresës dhe Besianes.
Reperi ferizajas, Arton Avdyli i njohur me emrin skenik 2Ton, ka publikuar këngën “Monotonia” në bashkëpunim me Nego.
Çifti i njohur i showbiz-it, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, kanë publikuar projektin e ri muzikor “Marton nana qikën”.
Gjatë tërë verës ishte mjaft aktiv me projekte të reja, bëhet fjalë për këngëtarin, Yll Limani i cili muajin e kaluar solli këngën “Malet” bashkë me një videoklip.
Një këngë në muajin tetor nuk mungoi as nga reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu i njohur me emrin skenik Mozzik.
“Marilyn Monroe” mban titullin kënga e re nga Mozzik që është në gjuhën gjermane.
Këngëtari Enis Bytyqi publikoi këngën e titulluar “Ani”.
“Alo Alo” muajin e kaluar u publikua nga Greta që ka ardhur e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Një baladë prekëse me tekst emocionues u publikua nga këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Kënga titullohet “Më ndikon” dhe për muzikën dhe tekstin e këngës është përkujdesur këngëtari Alban Ramosaj, njëherësh dhe vëlla i artistes.
Një baladë e re u publikua edhe nga këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Sabri Fejzullahu. Kënga titullohet “Jeta pa ty”, të cilën artisti e publikoi me videoklip, shkruan rtv21.tv
Reperi i njohur, Blleki për adhuresit e tij ka publikuar një këngën të re.
“Çdo ditë” tiutllohet kënga e re nga Blleki për tekstin e të cilës është përkujdesur vet artisti.
Në tetor edhe këngëtari Alban Feka ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan rtv21,tv
Kënga e re e Albanit është baladë dhe titullohet “Zemra mu djeg”, të cilën e ka publikuar me videoklip./21Media