Lukaku s’e rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror

Ylli i Interit, Romelu Lukaku nuk ka gjasa të luajë përsëri për klubin e tij, Interin në vitin 2022, por nuk pritet të humbasë Kupën e Botës me Belgjikën.
“Nerazzurrët” kanë njoftuar për një dëmtim të ri për 29-vjeçarin të hënën, duke thënë se sulmuesi i tyre ka pësuar dëmtim në këmbën e majtë dhe se gjendja e tij do të rivlerësohet brenda disa ditësh.
Lukaku nuk është i disponueshëm për ndeshjen e sontme në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut në Gjermani dhe sipas raportimeve në Itali, ai nuk do të luajë më për “Nerazzurrët” këtë vit.
Interi do të takohet me Juventusin në Torino të dielën dhe do të përballet me Bolonjën dhe Atalantës para Kampionatit Botëror.
Megjithatë, sipas “La Gazzetta Dello Sport” Inter dhe Lukaku nuk duan të ndërmarrin ndonjë rrezik përpara Katarit 2022, kështu që “Big Rom” nuk do të luajë më për Interin para vitit 2023.
Belgjika do ta bëjë debutimin e saj në botëror kundër Kanadasë, më 23 nëntor.

Back to top button