Këngëtare dhe infermiere, Anna tregon për Radio 21 se me çfarë kënge shqiptare i motivon pacientët në spital

Ajo ka sjellë një bashkëpunim tjetër me këngëtarin Hekuran Krasniqi që mban titullin “Inati”. Është kjo këngëtarja Anna e cila ka qenë e ftuar në programin “Me 21-in” në Radio 21, ku ka treguar për këngën, por ka hyrë edhe direkt në temën e programit ku po diskutohej për liberalizimin e vizave e nëse do të ndodhte për kë do të do të gëzohej ajo që ta vizitonte atje në Zvicër ku jeton, e ajo menjëherë ka thënë gjyshërit e saj pasi janë të vjetër.
Por e pyetur se pse nuk kanë preferuar të rrisin apo blejnë klikime për këngën e re qoftë ajo apo edhe Hekurani, Anna kishte këtë përgjigje: “Po klikimet mund t’i blesh e publikun jo e të jemi real. Pasi i ndjek ata që këndojnë live, pasi unë kam qenë në Gjakovë e kujtoj ishte Hekuran Krasniqi e njerëzit ishin plot pasi. Këto janë klikime dhe komente reale e janë mëse të mjaftueshme për mua e hapat e parë të karrierës që unë kam në muzikë”.
Anna ka treguar se e pamundur të merret edhe me modë duke qenë se ka qenë modele dhe miss, por siç tha ajo mjafton muzika edhe infermieria që e ka në gjakë, pasi duhet shumë kohë. Por cila është këngë shqiptare që do t’ia këndonte pacientit në spital Anna për ta motivuar atë?. “Unë këndoj shpesh dhe aty por do ta këndoja këngën ‘Zemra sa e don’ se e kam shumë për zemër e madje ata pacientët qeshin se e din ajo e këndon për të mirën e tyre”.
Ndërsa më tej gjatë intervistës ajo ka treguar se në familje e ka më shumë fanse nënën, ndërsa mendon se pas disa kohësh mund të jetë në koncerte dhe në gëzime familjare kur të ketë më shumë eksperiencë dhe këngë. Ajo ka menduar që të bashkëpunojë shumë shpejt për projekte të reja me një produksion të ri e ndoshta deri për vit të ri do të kemi ndonjë risi në muzikë./21Media

Back to top button