Këngëtarët që realizuan këngë për fëmijët e tyre

Këngëtarët e skenës shqiptare vazhdimisht sjellin këngë të reja dhe janë të angazhuar me mbrëmje të ndryshme muzikore.
Disa prej emrave më të njohur të skenë janë kujdesur që në arkivat e tyre të kenë këngë kushtuar fëmijëve të tyre.
Tekstet e këtyre këngëve janë secili më i veçantë e emocionues se tjetri. Kto janë disa vargje të këtyre këngëve që janë dedikim për dashurinë më të pastër
“Ti po vjen nga një bote tjetër ende je thesar pa emër brenda meje rreh nje tjetër zemer”
“S’është e lehtë të këndosh një këngë për ty të këndosh për ata sy që janë plotë gëzim dhe jetë”
“Ti si një engjëll, e zbukurove jetën tonë, sa shumë të duam, nuk munden fjalët ta tregojnë. Kur ti qesh, e gjithë bota ndriçon, Kur ti qesh, ne jetojmë…”
Artisti i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula ka bërë një dedikim për vajzën e tij.
Kjo këngë që shfaq ndjenjën më të bukur të jetës titullohet “Si baba”. Ledri “Si baba” e ka publikuar para se vajza e tij të vinte në jetë, shkruan rtv21.tv

“Vetëm ti” titullohet kënga që Vedat Ademi e solli në vitin 2013 dhe është dedikim për djalin e tij, përveç vargjeve të këngës që përshkruan dashurin ndaj djalit, ai ka zgjedhur që djalin ta ketë edhe në vidoeklip.

Çifti i njohur i estardës Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, në vitim 2017 kanë publikuar këngën “Dhurata”, e cila është dedikim për vajzën e tyre.
Ashtu si Vedati edhe Albani e Mirami vendosen që në videklip ta kenë edhe vajzën e tyre, shruan rtv21.tv

Dashurinë që ka për vajzën e tij, reperi nga Ferizaj ka vendosur ta thotë edhe përmes këngës. Këtë këngë Mozzik e ka titulluar me emrin që e ka vajza e tij “Hana”.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe këngëtarja nga Shqipëria Jonida Maliqi.
“Thesar pa emër” titullohet kënga që Jonida gjatë kohës sa ishte shtatzënë dashurinë për të birin e shfaqi përmes tekstit emocionues që e ka kjo këngë.

Kjo dashuri e shfaqur përmes tingujve të muzikës padyshim se do mbetet një dhuratë unike për këta fëmijë./21Media 

Back to top button