Këngëtari anglez akuzohet për sulm seksual

Këngëtari Rex Orange County do të dalë në gjyq për gjashtë akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.
Kantautori, emri i vërtetë i së cilit është Alexander O’Connor, nga Surrey, u shfaq në Southwark Crown Court në Londër.
Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat për prekje të qëllimshme të natyrës seksuale pa pëlqim dhe gjyqi i tij u caktua për në 3 janar.
“Alex është i tronditur nga akuzat të cilat ai i mohon dhe mezi pret të pastrojë emrin e tij në gjykatë”, thuhet në një deklaratë të menaxhmentit të tij, raporton BBC
“Ai nuk është në gjendje të bëjë ndonjë koment të mëtejshëm për shkak të procedurave në vazhdim”, thuhet tuje në deklaratë.
The Sun raportoi se sulmet dyshohej se kishin ndodhur në një taksi dhe në shtëpinë e tij në Londër në fillim të qershorit.
Në korrik, këngëtari postoi një mesazh duke thënë se ai po anulonte datat e turneut të tij në Evropë, Australi dhe Zelandën e Re sepse, “për shkak të rrethanave të paparashikuara personale, më duhet të kaloj pak kohë në shtëpi këtë vit”.
Ai është liruar me kusht të pakushtëzuar deri në gjykim./21Media

Back to top button