Blinken i kërkon Vuçiqit arritje të shpejt të marrëveshjes me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike të martën me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, thuhet në një komunikatë të shkurtër nga zyra e presidentit.
“Tri temat kryesore të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane që zgjidhja të arrihet në një kohë sa më të shkurtër, qëndrimi i Republikës së Serbisë ndaj Federatës Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të marrëveshjes me Prishtinën, ndërsa presidenti Vuçiq prezantoi qëndrimet e Republikës së Serbisë, thuhet në komunikatë./21Media 

Back to top button