Këngëtari i njohur vdiq në moshën 33 vjeçare
Ylli i “The Wanted”, Tom Parker ka vdekur në moshën 33-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer në tru, njoftoi grupi britanik i djemve.
Këngëtari u tha fansave në tetor 2020 se kishte një tumor të paoperueshëm, shkruan BBC.
Gruaja e tij Kelsey Hardwick shkroi në Instagram: “Zemrat tona janë thyer”.
Ajo shtoi, “Tom ishte qendra e botës sonë. Ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij dhe praninë e tij energjike”.
“Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij të bukur. Faleminderit për të gjithë ata që e kanë mbështetur në kujdesin e tij gjatë gjithë kohës, ai luftoi deri në fund. Unë jam gjithmonë krenar për ty”, ka shkuar tutje ajo.

Çifti u martua në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë, vajzë Aurelia Rose, e cila lindi në vitin 2019, dhe një djalë, Bodhi, i lindur tetorin e kaluar.
Ndërsa, grupi “The Wanted” tha se ata ishin “të shkatërruar” nga vdekja e Parker dhe se ata ishin me të dhe familjen e tij pranë tij kur ai vdiq./21Media
View this post on Instagram