Maqedonas 58,44%, shqiptarë 24,3%! Në Maqedoni jetojnë 1.836.713 persona

Numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni është 2 milionë 97 mijë dhe 319 persona, ndërsa numri i banorëve rezidentë, përkatësisht numri i atyre që banojnë në vend është 1.836.713 persona. Jorezidentë janë 260.606 persona.
Këto janë rezultatet e regjistrimit që drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostoll Simovski i publikoi në konferencën e sotme për media. Simovski tha se madje edhe ata që nuk deshën të regjistrohen janë evidentuar sipas dokumenteve nga baza e të dhënave duke mos e regjistruar përkatësinë e tyre etnike dhe gjuhën amtare.
“Nga popullsia e përgjithshme e regjistruar 54,21% janë shprehur maqedonas, 29,52% shqiptarë, 3,98% turq, 2,34% romë, 1,18% serbë, 0,87% boshnjakë dhe 0,44% vllehë. Nga banorët rezidentë 58,44% janë shprehur maqedonas, 24,3% shqiptarë, 3,86% turq, 2,53 romë, 0,47 vllehë, 1,3% serbë dhe 0,87% boshnjakë“, tha Apostoll Simovski, drejtor i ESHS-së.
Simovski tha se sipas të dhënave është ulur numri banorëve për 185 mijë e 834 persona, ose për 9,2%, krahasuar me regjistrimin e fundit. Sa i përket Shkupit, Simovski tha se në kryeqytet janë regjistruar 526 mijë e 502 persona.
“Numri i përgjithshëm i banorëve është 526.502 dhe në krahasim me vitin 2002 është rritur për 3,9%. Numri i amvisërive në Shkup është 171,171 amvisëri dhe në krahasim me 2002 është rritur për 16,8%“, pohoi Apostoll Simovski, drejtor i ESHS-së.
Simovski vlerësoi se operacioni më madh statistikor është zbatuar me sukses dhe në mënyrë profesionale dhe se të dhënat janë përpunuar në afat rekord.
Regjistrimi në Maqedoni zbatohet pas 20 vjetëve, ndërsa Maqedonia ishte një ndër vendet e rralla pa regjistrim të realizuar./TV21

Back to top button