Këngëtari njohur thotë se humbi milionat gjatë pandemisë

Artisti i njohur, Sean Paul ka thënë se ka humbur miliona para gjatë pandemisë, si rezultat që nuk kishin mundësi të mbanin mbrëmje muzikore për dy vjet me radhë.
“Unë isha në aeroplan dhe kisha vënë masken, Shaggy po qeshte me mua, çfarë po bën o vëlla më thoshte? Po e bën aeroplanin të nuhasë si spital tani. Unë po spërkasja ‘Lysol’ dhe po fshija… e më pas i thashë,
‘kam astmë. Kam humbur shumë para, sepse udhëtoj më shumë se 6 muaj të vitit. Të gjitha këto vijnë nga turneu, por njëkohësisht kam shpenzuar edhe para për bamirësi”, tha ai.
Gjithësesi, ai tha se ndonjëherë është mirë për të bërë pak pushim dhe për t’u larguar nga gjithçka.
“Nganjëherë është mirë të bësh pak pushim.. kam kaluar kohë me familjen time dhe kam shijuar kohë më shumë në studio”, shtoi tutje artisti.
Tutje, artisti ka pasur kohë të mjaftueshme të punoj në albumin më të ri “Scorcha”, i cili do të publikohet në shkurt./21Media

Back to top button