Vuçiq: Serbia s’mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media pas sesionit të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni, tha se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e në takim prezentë ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se gjatë bisedimeve, nuk ka pasur kushtëzim të drejtpërdrejtë që Serbia ta panojë Kosovën shtet. Dhe theksoi se ia ka parashtruar Kurtit një pyetje.
“Jo në atë mënyrë, pesë vende nuk e njohën, por nuk kam dyshim se zgjidhja e problemit midis Beogradit dhe Prishtinës në një mënyrë ose në një tjetër do të jetë një kusht i domosdoshëm për hyrjen e Serbisë në BE”, u shpreh Vuçiq.
Pas bisedimeve me udhëheqësit e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor, Vuçiq tha se dialogu në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, por që tema e parë sipas tij duhet të jetë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton rtv21.tv.
“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm tema e parë duhet të jetë Asociacioni, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Brdo./21Media

Back to top button