Këngëtarja e njohur humb familjarët në aksidentin në Bullgari

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, shumica prej të cilëve ishin turistë nga Maqedonia e Veriut.
Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Këngëtarja, Ganimete Abazi katër nga viktimat i kishte familjarë.
“Dhimbje, trishtim, lot. Sa kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë! Pushoni në parajsë engjujt e mi”, është shprehur artistja.

Ndryshe, artistët shqiptarë kanë bashkëndjerë me familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari, duke u shprehur ngushëllime për humbjen e madhe dhe shërim të shpejtë të lënduarve./21Media

Back to top button