PZAP-ja refuzon kërkesën e VV-së për rivotim në 23 qendra në Prishtinë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzaur kërkesen e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa vendvotimeve në Prishtinë.
Në dokumentin që posedon portali rtv21.tv, VV-ja ka kërkuar që në 22 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet KQZ-ja të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve. Veç këtyre VV ka kërkuar rinumrim edhe në një qendër të votimit në fshatin Hoqë e Qytetit.
PZAP-ja ka thënë se lidhur me parregullsitë në ditën e votimit, Lëvizja Vetëvendosje ankesat i ka dorëzuar pas afatit ligjor./21Media
 
 
 
 
 
 



Back to top button