Këngëtarja pëson abort derisa ishte duke perfomuar në skenë

Aktorja dhe këngëtarja fituese e çmimit Tony, Laura Benanti , ka treguar se ka pësuar një abort gjatë një shfaqjeje të fundit në skenë.

Benanti foli për humbjen e shtatzënisë në një postim në Instagram të mërkurën dhe falënderoi të gjithë njerëzit që e ndihmuan ta kalonte atë.

“Të hënën, më 3 prill, performova në skenë për 2000 persona, ndërsa kisha një abort”, ka shkruar ajo. “E dija që po ndodhte. Filloi ngadalë një natë më parë. Nëse do të kishte qenë humbja jonë e parë, apo edhe e dyta, me siguri nuk do të kisha qenë në gjendje të vazhdoja. Por për fat të keq, kjo dhimbje nuk është e huaj për mua”
Pas një humbjeje të mëparshme shtatzënie, Benanti shkroi një ese të vitit 2015 për Huffington Post në lidhje me stigmën rreth grave që diskutojnë abortin, duke iu referuar si Voldemort i çështjeve të grave, përcjell portali rtv21.tv

“Është një rrugë që kam ecur më parë, dorë për dore me bashkëshortin tim”, ka vazhduar Benanti në postimin e saj në Instagram. “Por këtë herë ne ecëm së bashku me disa nga njerëzit më të sjellshëm, më të dashur me të cilët do të kem nderin të ndaj hapësirën me të.”

Ylli i Life & Beth vazhdoi të falënderojë audiencën për “hirin që lejoi prania juaj” dhe për ” të më larguar nga pikëllimi im për atë orë të shenjtë”. Ajo falënderoi grupin, ekipin, producentët e shfaqjes dhe miqtë dhe kolegët e saj interpretues “që u mblodhën rreth meje dhe i plotësuan me kaq dashamirësi nevojat e mia në ndryshim”.
Benanti rezervoi një falënderim të veçantë për vjehrrit e saj që mbrojtën vajzën e saj të madhe, Ellën, nga njohja e realitetit duke i thënë se “mamasë i dhembte shpina'”.

Së fundi, ajo falënderoi “atë shpirt të vogël që më zgjodhi mua si shtëpinë e tij, qoftë edhe për një kohë të shkurtër”.

“Unë dhe burri im jemi zemërthyer, por ne do ta kalojmë këtë së bashku siç kemi bërë më parë ne dhe shumë të tjerë”, përfundoi Benanti. “Unë i ndaj të gjitha këto, jo për të tërhequr simpatinë apo vëmendjen, por për t’u kujtuar njerëzve dhe familjeve të shumta që kanë dhe do të vuajnë në këtë mënyrë se nuk ka turp në këtë lloj humbjeje. Se nuk jeni vetëm. Dhe për të kujtuar edhe veten time”./21Media

Back to top button