Përleshje e armatosur mes dy familjeve, plagoset një 14 vjeçar
Një debat që ndodhi mes dy fëmijëve u shndërrua në një përleshje të armatosur mes dy familjeve në Adana të Turqisë.
Raportohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona, mes tyre 1 fëmijë i moshës 14 vjeçare,
Të plagosurit janë në rrezik për jetën. Bëhet e ditur se Policia ka arrestuar personin që ka përdorur armën.
Ende nuk dihet arsyeja e debatit që ndodhi fillimisht nga dy fëmijët./21Media