Keqpërdorimet për patentë shofer, arrestohet personi i katërt

 
Është arrestuar një person nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në vazhdën e veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, me datë 11.07.2021 ka arrestuar personin e katërt të dyshuar A.G. (1972),  i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” në bashkryerje nga neni 309 dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” neni 426”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje në njoftimin e Policisë, thuhet se ky arrestim është vazhdimësi e rastit të datës 09.07.2021 me ç ‘rast janë arrestuar edhe 3 të dyshuar tjerë, ku Policia e Kosovës ka publikuar komunikatë zyrtare në datën e lartëshenuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë./21Media

Back to top button