‘Kërcënimet’ e Kanye West i duken qesharake të dashurit të ri të Kim Kardashian
I dashuri i ri i Kim Kardashian, Pete Davidson duket sikur nuk e ka shumë problem për ‘kërcënimet’ që ish bashkëshorit i Kim, Kanye West i ka bërë këtij të fundit.
“Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje/ vetëm që të mund ta zhdëp në dru Pete Davidson”, thotë Kanye në një këngë të tij.
Një burim i afërt i Davidson ka thënë se atij po i duket qesharake e gjithë kjo, madje edhe drama mes West e Kardashian.
Javën e kaluar, West sulmoi komedianin në një intervistë me CEO të Hollywood Unlocked, Jason Lee, në të cilën ai pretendoi se Kardashian e pengoi atë të hynte në shtëpinë e saj me fëmijët e tyre për shkak të Davidson.
Megjithatë, një burim i afërt me Kim tha: “Pete ende nuk është prezantuar me fëmijët e Kim dhe dihet se sa herë që ai e viziton atë në LA, ai qëndron në një hotel në Beverly Hills ku ajo është parë me të”./21Media