Kurti numëron sukseset e bordit të ri të AKP-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një takimi me bordin, ka numëruar katër pika të cilat ka thënë se janë sukseset e bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
I pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se suksesi i parë është përgatitja e një strategjie përmbyllëse të AKP-së.
Pikë të dytë Kurti ka përmendur identifikimin e aseteve që mund të transferohen në Fondin Sovran.
“Bordi i AKP-së ka arritur t’i evidentojë me një regjistër të përbashkët 2 mijë e 364 asete të AKP-së që pas një analize është vlerësuar se 1 mijë e 653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran. 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së”, ka thënë Kurti.
Suksesi i tretë i bordit të ri të AKP-së, sipas Kurtit, është shkurtimi i shpenzimeve, në vlerë prej mbi 2.6 milionë eurosh.
Në pikë të katërt ai ka përmendur aktivizimin e ndërmarrjes shoqërore “Brezovica”, të gjitha këto i ka thënë në një konferencë të përbashkët për media me kreytarin e Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci.
Kryetari i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovcit tha se prej fillimit kanë pasur përkrahje për pune nga qeveria ndërsa për pronat qe nuk përfshihen në Fondin Sovran për tre vitet do përmbyllet kapitulli i privatizimit për to./21Media

Back to top button