Kërcënohen dy gazetare, AGK reagon ashpër

sociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet e bëra në drejtim të dy gazetareve Ardiana Thaçi Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, të cilat kanë pranuar kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.

Sipas AGK-së, kërcënimi ndaj autoreve të emisionit KIKS Kosova ka ardhur pas një hulumtimi të tyre të bërë në lidhje me këngëtarin Eroll Murati, i cili sipas raportimeve është i përfshirë në mashtrimet me pasaportat sllovene, fajde, si dhe shitjen e makinave të cilat i kishte marrë me qira.

Në një email drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gazetaret tregojnë që kanë marrë kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, nga një profil i sapo hapur në rrjetin social Facebook.

“Fjalët e përdorura janë tejet shqetësuese meqë përveç ofendimeve dhe gjuhës degraduese, ka përdorur edhe kërcënime të llojit: pak e ki, krejt t rrethekum me evlad kan me ti kall me cka ke…”, thuhet ndër të tjera në emailin e dërguar, ku bëhet e ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

AGK gjithashtu tha se kërcënimet e tilla janë shqetësuese, teksa bëri thirrje që organet e drejtësisë që ta trajtojë rastin me prioritet.

Back to top button