Kërcënohen dy gazetarë në Rudare të Leposaviqit

Dy gazetarë janë kërcënuar nga një person në fshatin Rudare të Leposaviqit.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:30 derisa ata ishin duke marrë pamje.
Gazetarët janë larguar nga vendi i ngjarjes nga frika, njofton raporti 24 orësh i policisë.
“Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button