Kërcënohet aktivisti i LGBT, ‘’kam me t’vra’’

 

Sot aktivisti për të drejtat e komunitetit LBGT, Lend Mustafa, ka njofutar se është kërcënuar me jetë nga një i panjohur.

”Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni djal mjekrrosh me pantolla deri në kthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra”. M’kan shajtë ma heret, m’kan kërcenu e kan tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash”, ka shkruar Lendi në një postim në facebook.

Lendi ka theksuar se nuk do të dorëzohet dhe do të luftojë, derisa të ketë egzistencë.

”Ni grusht a ni shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e sëm kish metë ton ky inat e urrejtje mrena, jo pse jom i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje”.

Në fund të shkrimit ai i ka mallkuar njerëzit të tillë.

”Ju metë në fyt, e ja u nxoft frymën pshtyma juj”.21Media

Pandemi, homofobi e transfobi.
Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni…

Posted by Lend Mustafa on Sunday, May 2, 2021

Back to top button