Superliga e Kosovës, Prishtina në vend të parë, Ballkani pëson nga Drenica

 

Kanë përfunduar dy ndeshjet interesante në Superligën e Kosovës, ku Drenica e ka mposhtur Ballkanin dhe Prishtina u ngjit në vendin e parë pas fitores sot si mysafire e Llapit.

Shpresat e Ballkanit që të vazhdonte këtë javë në vendin e parë në tabelë u shuan, pasi që skuadra nga Suhareka pësoi humbje kundër Drenicës me rezultat 2:1, ku kjo e fundit regjistroi fitore të rëndësishme për t’u larguar nga zona e rrezikshme.

Në anën tjetër, Prishtina shënoi fitore 3:1 në udhëtim kundër Llapit, ku me tri pikët e arkëtuara, “Plisat” ngjiten në vendin e parë në tabelë, me 69 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë, e dy sosh më shumë se Ballkani në vendin e tretë.

Back to top button