Kërcënohet doktori Shaqir Uka – shef i mjekimit intensiv në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar doktori, Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas ShSKUK, kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.
“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor”, thuhet në reagimin e tyre./21Media

Back to top button