Kërcënohet gazetari, reagon AGK

Asociaioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se gazetari Fatlum Berisha ka pranuar kërcënime me jetë në rrjetin social Tik Tok.

Në njoftimin e AGK-së tregohen komentet të cilat i pranuar gazetari të tilla si “31 plumba t’i kisha dhanë”.

Ndërsa rasti thuhet se është raportuar në Polici, AGK-ja e shqetësuar nga kërcënimet bënë thirrje që të marrë hapat e nevojshëm për identifikimin e personit/personave që fshihen prapa kësaj llogarie.

“Për AGK-në, kërcënimet e këtij lloji janë tërësisht të papranueshme dhe dënueshme. I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente” ka shkuar AGK-ja në Facebook./21Media

Back to top button